AlbanianEnglish

Shkencëtari shpjegon ‘Renë e Trëndafiltë’ që trembi gjithë botën

Një re në formë trëndafili me ngjyrën e kuqe në qiellin e Bursës në Turqi shokoi miliona njerëz në të gjithë botën, të cilët disa e panë live e të tjerë përmes videove e fotove të postuara në rrjetet sociale.

Të shumtë ishin ata që thonin se UFO-t ishin shfaqur, ndërsa të tjerë filluan të citonin librat e shenjtë fetarë, duke deklaruar se dita e ‘Gjykimit’ është afër Por një shkencëtar me emrin Marshall Shepherd, përmes një artikulli për Forbes ka shpjeguar fenomenin, që të fundit e fut në listën e pesë eventeve meteorologjike disi më të ndërlikuara se ato të zakonshme.

Kjo re formohet kur erërat e forta fryjnë nëpër terrene komplekse, duke bërë që avulli i ujit në masën e ajrit të ngjeshet në mënyrë alternative, pastaj dekompresohet dhe kështu kondensohet në forma që përafërsisht pasqyrojnë terrenin poshtë.

Termi teknik për renë e trëndafiltë është lenticularis, i cili sipas Fjalorit të Shoqatës Meteorologjike Amerikane do të thotë: “Një dukuri reje, elementët e së cilës kanë formën e lenteve ose bajameve pak a shumë të izoluara, përgjithësisht të lëmuara dhe që marrin ngjyrën e ylbertë. Ky fenomen i quajtur Irisim rezulton të shkaktohet nga një fenomen difraksioni optik, zakonisht i disa rendeve. Pikat e resë ose grimcat e akullit në fakt shkaktojnë përhapjen ose përkuljen e dritës kur kalon nëpër një pjesë të ngushtë ose nëpër njërën nga skajet. Në disa lloje të reve si pileus apo cirrus, ngjyrat që mund të formohen janë magjepsëse. Aq më tepër kur fenomeni ndodh pranë lindjes së diellit.

Gjatë lindjes së diellit ose perëndimit të diellit, dielli është më i ulët në horizont. Drita ‘udhëton’ nëpër një pjesë më të madhe të atmosferës duke shkaktuar që gjatësitë e valëve më të shkurtra të dritës si bluja dhe vjollca të shpërndahen. Kjo lejon që ngjyrat me gjatësi vale më të gjatë të dritës së dukshme (e verdhë, portokalli dhe e kuqe) të jenë më të dukshme. Nëse ajri është me pluhur ose i ndotur, ngjyrat portokalli-kuqe mund të duken edhe më vibrante.

*Tibo News

You don't have permission to register