Shkencëtarët zbulojnë të dhëna në kodin gjenetik të kandilit të detit që e bën të pavdekshëm

Shkencëtarët në Spanjë kanë deshifruar kodin gjenetik të kandilit të pavdekshëm, një lloj krijese e aftë për t’u rikthyer vazhdimisht në një gjendje të mitur. Gjetjet japin shpresa për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së tyre unike dhe për të gjetur të dhëna të reja për plakjen e njeriut.

Në studimin e botuar, shkencëtarët hartuan sekuencën gjenetike të Turritopsis dohrnii, e vetmja specie e njohur si kandil deti, e cila është në gjendje të rikthehet në mënyrë të përsëritur në fazë larve pas riprodhimit seksual.

Ashtu si llojet e tjera të kandilit të detit deti, T. dohrnii kalon një cikël jetësor dypjesësh, duke jetuar në fundin e detit gjatë një faze aseksuale, ku roli i tij kryesor është të qëndrojë gjallë gjatë kohës së mungesës së ushqimit. Kur kushtet janë të përshtatshme, riprodhohet seksualisht.

Edhe pse shumë lloje të kandil deti kanë një farë kapaciteti për të rikthyer plakjen dhe për t’u rikthyer në një fazë larve, shumica e humbasin këtë aftësi sapo të arrijnë pjekurinë seksuale. Por nuk është rasti për T. dohrnii.

Shkencëtarët zbuluan që T. dohrnii ka ndryshime në gjenom që mund ta bëjë atë më të mirë në kopjimin dhe riparimin e ADN-së. Ata gjithashtu duket se janë më të mirë në ruajtjen e skajeve të kromozomeve të quajtura telomere. Tek njerëzit dhe speciet e tjera, gjatësia e telomereve është treguar të shkurtohet me kalimin e moshës.

Ata thonë se gjetjet tek kandilat e detit mund të sjellin në të ardhmen krijimin e një kremi që parandalon plakjen.

*Tibo News