
Shkencëtarët zbulojnë një korridor në piramidën egjiptiane
Shkencëtarët kanë zbuluar një pasazh të fshehur brenda Piramidës së Madhe të Egjiptit. Zbulimi është pjesë e një projekti kërkimor ndërkombëtar që ka zgjatur prej shtatë vitesh.
Ky kalim i fshehtë është nëntë metra i gjatë dhe më shumë se dy metra i gjerë, konfirmuar edhe nga autoritetet vendase.
Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve në Egjipt, Ahmed Issa iu tha gazetarëve se “korridori me trekëndësh” me një tavan trekëndor “u gjet në pjesën veriore të Piramidës së Madhe të Mbretit Khufu. ”
Zbulimi ishte pjesë e projektit ScanPyramids, i nisur në vitin 2015 si një bashkëpunim midis universiteteve kryesore në Francë, Gjermani, Kanada dhe Japoni dhe një grup ekspertësh egjiptianë.
Arkeologu Zahi Haëass, ish-ministri i antikiteteve i Egjiptit, kryeson komitetin që mbikëqyr projektin, i cili përdor teknologji të avancuar për të vizualizuar pjesët e fshehura të brendësisë së piramidës pa pasur nevojë ta gërmojë atë.
Teknologjia është një përzierje e termografisë me rreze infra të kuqe, imazhit të radiografisë muonike dhe rindërtimit 3D, të gjitha këto që studiuesit thonë se janë teknika jo invazive dhe jo shkatërruese.
Piramida e Madhe është më e madhja në Giza, me lartësi 146 metra dhe e vetmja strukturë e mbijetuar nga shtatë mrekullitë e botës antike.
E ndërtuar rreth 4500 vjet më parë, ajo ka tre dhoma të njohura, dhe si piramidat e tjera në Egjipt ishte menduar si varr i një faraoni.
Hawass iu tha gazetarëve se “ekziston një mundësi e madhe që tuneli po mbron diçka. Sipas mendimit tim, ai po mbron dhomën aktuale të varrimit të mbretit Khufu.”
*Tibo News