
Shkencëtarët tregojnë tre simptomat kryesore të valës aktuale të Covid
Numri i të infektuarve në Britani po arrin shifra rekord, ndërkohë që shkencëtarët kanë zbuluar tre simptomat kryesore me të cilat po përballen ata që rezultojnë pozitivë me Covid.
Të dhënat e publikuara nga ZOE Covid Study tregojnë se që nga 11 korriku ka pasur 349,773 infeksione të reja ditore.
Ai vlerëson më tej se vlera R është rreth 1.1 për Britaninë, pra një në 15 njerëz në vend aktualisht kanë Covid.
Nisur nga situata problematike, shkencëtarët britanikë kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të vëmendshëm dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse përjetojnë këto tre simptoma:
-Dhimbjen e fytit
-Bllokim i hundëve
-Kollë e thatë
Ata thonë se këto janë tre simptomat kryesore të valës aktuale të Covid, duke theksuar se persona plotësisht të vaksinuar po infektohen pasi variante të shumta si Omicron BA.4 dhe BA.5, janë në qarkullim në të njëjtën kohë.
Aktualisht në Britani, po mendohet të rikthehen testimet falas, për të shmangur një situatë të rënduar si ajo e valëve të kaluara të pandemisë së Covid.
*Tibo News