
Shkencëtarët thonë se kanë zgjidhur paradoksin më të madh të Hawking
Shkencëtarët thonë se kanë zgjidhur një nga paradokset më të mëdha në shkencë të identifikuara për herë të parë nga Stephen Hawking.
Sipas Hawking, vrimat e zeza ose të njohura si Black Holes, sillen në një mënyrë që vendosin dy teori themelore në kundërshtim me njëra- tjetrën. Vrimat e zeza janë yje të vdekur që kanë një gravitet kaq të fortë sa që as drita nuk mund të shpëtojë prej tyre. Hulumtimi i ri pretendon se ka zgjidhur paradoksin duke treguar se vrimat e zeza kanë një veti të cilën ata e quajnë “quantum hair”.
Xavier Calmet i Universitetit të Sussex është një prej shkencëtarëve i cili thotë se ka zgjidhur paradoksin përmes zhvillimit të një teknike matematikore. Ai thotë se problemi mund të quhet i zgjidhur!
Në zemër të paradoksit është një ‘problem’ që ka kërcënuar të minojë dy nga teoritë më të rëndësishme të fizikës. Teoria e përgjithshme e relativitetit të Ajnshtajnit thotë se ‘informacioni’ rreth asaj që shkon në një vrimë të zezë nuk mund të dalë, por mekanika kuantike thotë se kjo është e pamundur.
Profesor Calmet dhe kolegët e tij thonë se kanë treguar se përbërësit e yllit lënë një gjurmë në fushën gravitacionale të vrimës së zezë.
Shkencëtarët e quajtën gjurmën “fije kuantike” dhe teoria e tyre zëvendëson një ide të mëparshme të quajtur “teorema pa fije” e zhvilluar nga John Archibald Wheeler nga Universiteti Princeton në Ne Jersey në vitet 1960.
Wheeler thotë se ky emërtim përcjell përshkrimin matematikor të një vrime të zezë: një entitet që ka masë, rrotullim dhe ngarkesë, por nuk ka veçori të tjera fizike.
“Teorema e fijeve” e Calmet e botuar në revistën Physical Revieë Letters është revolucionare. Ai pretendon se ka zgjidhur paradoksin e Hawking, që ka shqetësuar thellësisht fizikanët që kur Hawking e prezantoi në vitet 1970.
Paradoksi ngriti mundësinë që mekanika kuantike ose relativiteti i përgjithshëm mund të kenë të meta, gjë që konsiderohet e tmerrshme për fizikantët teorikë, sepse ata janë shtyllat binjake mbi të cilat mbështetet pjesa më e madhe e të kuptuarit tonë për Universin.
“Teorema e fijeve” pretendon të zgjidhë paradoksin duke kapërcyer hendekun midis relativitetit të përgjithshëm dhe mekanikës kuantike. Nocioni i fijeve kuantike lejon që informacioni rreth asaj që hyn në një vrimë të zezë të dalë përsëri pa shkelur asnjë nga parimet e rëndësishme të secilës teori. Është një zgjidhje e thjeshtë dhe elegante.
“Por do të duhet pak kohë që njerëzit ta pranojnë atë,” thotë Calmet. Kjo sepse është një punë kaq e madhe në botën e fizikës teorike.
“Hawking doli me paradoksin në vitin që linda unë”, thotë Calmet. Që atëherë, shumë fizikanë të famshëm në mbarë botën kanë punuar për të, duke propozuar gjëra shumë dramatike për ta shpjeguar atë, duke përfshirë disa që kishin sugjeruar se disa aspekte të mekanikës kuantike janë të gabuara.
“Pra, do të duhet pak kohë që njerëzit të pranojnë se nuk keni nevojë për një zgjidhje radikale për të zgjidhur çështjen”.
Nëse “teorema e fijeve” qëndron, Calmet thotë mund të jetë hapi i parë në lidhjen e teorive të relativitetit – të cilat kanë të bëjnë me gravitetin dhe mekanikën kuantike të cilat kryesisht fokusohen në tre forcat e tjera të natyrës, të cilat janë elektromagnetizmi dhe dy forcat bërthamore.
“Një nga pasojat e paradoksit të Hawking ishte se relativiteti i përgjithshëm dhe mekanika kuantike ishin të papajtueshme. Ajo që po themi ne është se ato janë shumë të pajtueshme.”
Ekipi hulumtues i cili përfshin gjithashtu Profesor Roberto Casadio nga Universiteti i Bolonjës dhe Stephen Hsu nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, u ngrit mbi punën e Suvrat Raju të Qendrës Ndërkombëtare për Shkenca Teorike, në Bengaluru të Indisë.
Raju me disa bashkëpunëtorë të tjerë ka treguar më parë se i gjithë informacioni brenda një vrime të zezë mund të rikthehet nga jashtë si pasojë e efekteve të gravitetit kuantik.
“Në vitet e fundit, është thënë se’ teorema pa fije’ dështon për shkak të efekteve kuantike dhe kjo e zgjidh paradoksin e Hawking”.
*Artikulli i Science përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.