
Shkencëtarët polakë emërtojnë macet si specie aliene
Një institut i njohur shkencor në Poloni i ka klasifikuar macet shtëpiake si “specie aliene pushtuese”, duke përmendur dëmin që ato iu shkaktojnë zogjve dhe botës së egër.
Disa dashamirës të maceve kanë reaguar emocionalisht ndaj vendimit dhe kanë nisur kritikat për institutin shkencor.
Wojciech Solarz, një biolog në Akademinë shtetërore të Shkencave Polake, nuk ishte i përgatitur për reagimin kur vendosi “Felis catus”, emrin shkencor për macen e zakonshme të shtëpisë, në një bazë të dhënash kombëtare të specieve aliene.
Baza e të dhënave kishte tashmë 1,786 specie të tjera të listuara pa asnjë kundërshtim. Zhurma e krijuar mbi vendimin për macet, sipas shkencëtarëve vjen nga disa raportime mediatike që krijuan idenë e rreme se institute do bëjë së shpejti thirrje për eutanazimin e disa lloje macesh.
Solarz tha se është e vërtetuar që macet kanë një ndikim të dëmshëm në biodiversitet duke pasur parasysh numrin e zogjve dhe gjitarëve që ata gjuajnë dhe vrasin. Kriteret për përfshirjen e maceve në mesin e specieve ‘pushtuese’ të huaja përmbushen 100% nga macja, thonë shkencëtarët polakë.
Biologët u përballën javën e kaluar në emission televiziv kundër një veterineri që kundërshtoi konkluzionet e shkencëtarëve mbi rreziqet që macet paraqesin sipas tyre për jetën e egër.
Dorota Suminska, autorja e një libri të quajtur “Macja e lumtur”, vuri në dukje shkaqe të tjera të tkurrjes së biodiversitetit, duke përfshirë një mjedis të ndotur dhe fasadat e ndërtesave urbane që mund të vrasin zogjtë gjatë fluturimit.
“Pyesni nëse njeriu është në listën e specieve aliene jo-invazive,” tha Suminska, duke argumentuar se maceve u është ngarkuar padrejtësisht faji.
Solarz u tërhoq, duke argumentuar se macet vrasin rreth 140 milionë zogj në Poloni çdo vit.
Në fillim të këtij muaji, instituti i Akademisë Polake publikoi një postim në faqen e tij të internetit duke përmendur “polemikën” dhe duke kërkuar të qartësojë pozicionin.
Instituti theksoi se ishte “kundër çdo mizorie ndaj kafshëve”. Ai gjithashtu argumentoi se klasifikimi i tij ishte në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Evropian.
Për sa i përket kategorizimit të maceve si “aliene”, instituti vuri në dukje se Felis Catus u zbut ndoshta rreth 10,000 vjet më parë në djepin e qytetërimeve të mëdha të Lindjes së Mesme të lashtë, duke e bërë specien të huaj për Evropën nga një këndvështrim rreptësisht shkencor.
Instituti theksoi gjithashtu se gjithçka që rekomandonte ishte që pronarët e maceve të kufizonin kohën që kafshët e tyre të kalojnë jashtë gjatë sezonit të shumimit të shpendëve.
*Tibo News