AlbanianEnglish

Shkenca: Burrat janë më pak jetëgjatë se gratë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është vërtetuar se gratë jetojnë më gjate se burrat pothuajse në të gjitha vendet e botës, me përjashtim të Malit dhe Swatinit. Një studim i fundit nga Universiteti amerikan i Virxhinias duket se ka identifikuar arsyen, që qëndron te kromozomi Y një nga përgjegjësit kryesorë për jetëgjatësinë më të shkurtër të burrave në krahasim me gratë.

Sipas grupit të studiuesve që kanë kryer studimin, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën Science, humbja e këtij kromozomi, shumë i zakonshëm gjatë plakjes, prodhon plagë në muskulin e zemrës që mund të çojnë në infarkt. Fenomeni i quajtur “fibrozë”, nxitet nga një sërë reagimesh të sistemit imunitar dhe në fakt është shumë i shpeshtë. Është vlerësuar se humbja e kromozomeve ndodh në 70% të 70-vjeçarëve. Deri tani ishte vënë re se burrat që vuajnë nga ajo kanë më shumë gjasa të vdesin në moshë të re dhe të vuajnë nga sëmundje të lidhura me plakjen si sëmundja e Alzheimerit, por ky studim ofron dëshminë e parë konkrete të lidhjes midis humbjes së kromozomeve dhe dëmtimit të shëndetit të meshkujve.

Tibo News*

You don't have permission to register