
Shkatërrohet lokali i dedikuar për Hemingway-n në Ukrainë
“Nuk do të pini kurrë vetëm”, ky është slogani i lokalit në Old Hem, pranë qytetit lindor të Ukrainës, në Kharkiv. Lokali mban emrin e Ernest Hemingëay dhe klientët kalonin pranë një statuje të shkrimtarit legjendar teksa futeshin brenda. Ishte lokali më i popullarizuar i të rinjve të qytetit dhe Serhity Zhadan, një nga poetët më të njohur të Ukrainës, shpesh performonte dhe pinte atje. Por tani nga ky lokal kanë mbetur vetëm gërmadha pas sulmit të Rusisë.
Lokali u shkatërrua gjatë bombardimeve ruse të hënën ku për pasojë dy persona humbën jetën.
Pronari i lokalit Kostiantyn Kuts ka treguar se asnjë person nga personeli nuk ndodhej në lokal në kohën kur shpërthyen bombat ruse. Dy personat që ndërruan jetë ndodheshin në apartamentet pranë lokalit.
Në ditët e para të pushtimit, Kharkiv luftoi kundër një kolone të blinduar ruse. Që atëherë, ajo ka pësuar sulme ajrore dhe granatime, me dhjetëra civilë të vrarë dhe qindra të plagosur.