
Shkarkohet nga detyra gjyqtari, KPA: Nuk justifikoi pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vettingut për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Andi Civici, nën argumentin e mosjustifikimit të pasurisë.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo shpalli këtë të martë vendimin me numër 30, referuar dosjes së gjyqtarit Andi Civici për vendimin ndaj tij të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
*Tibo News