Shkarkohet Elisabeta Imeraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra Elizabeta Imeraj, aktualisht Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Ajo u konfirmua nga shkalla e parë  për te trija kriteret, kurse më pas vendimi u ankimua në KPA nga komisioneri publik. E diplomuar në magjistraturë, Imeraj njihet si prokurorja e dosjeve të forta dhe për hetimin e grupeve kriminale dhe terroriste. Trupi gjukues i përbërë nga Ina Rama, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo mori në shqyrtim çështjen. Sipas komisionerit, prokuroja Imeraj ka probleme në të 3 komponentët e vlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Pak para shpalljes së vendimit, Imeraj u shpreh se besonte te drejtësia. Me shkarkimin e saj krijohet një vend bosh në prokurorinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Kujtojmw se Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3-vjeçar.