AlbanianEnglish

SHISH: Shërbimet e huaja inteligjente mbikëqyrin Shqipërinë

Sipas raportit më të fundit të SHISH shërbimet e huaja janë ktive në Shqipëri duke monitoruar zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet me NATO-n. Në raportin e SHISH  thuhet se të burgosurit për terrorizëm, po vazhdojnë aktivitetin e tyre në burgje. SHISH tregoi se në qendër të aktivitetit të tyre është grumbullimi i informacionit për zhvillimet e brendshme politike dhe sigurisë. Po ashtu këto shërbime po monitorojnë stërvitjet ushtarake me NATO-n, marrëdhëniet me vendet e saj dhe fqinjët. Në vendet e tjera të rajonit, thuhet në një raport publik të shërbimit informative shqiptar, agjencitë jomiqësore të inteligjencës po shtojnë problematikat ndëretnike e ndërfetare dhe po mbështesin faktorët destabilizues të brendshëm. Në raport rreziku nga terrorizmi cilësohet i ulët.

Por, të burgosurit për terrorizëm po radikalizojnë të tjerët në burgje, ç’ka mund të cënojë sigurinë në vend, pasi ata të dalin nga burgjet. Grupet kriminale, vlerëson Shërbimi Infromativ Shqiptar po bëhet më heterogjene dhe kanë zgjeruar fushat e verprimtarisë. Trafikantët e drogës, kanë krijuar lidhje të shkurtra e direkte me prodhuesit, duke rritur ndikimin. Ky është viti i tretë që SHISH që nxjerr raport mbi cështje që nuk vlerësohen si informacion i klasifikuar, por që ndikojnë në sigurinë e vendit.

You don't have permission to register