SHISH: Ballkani Perëndimor i ekspozuar ndaj kërcënimeve për sigurinë

Shërbimi Informativ i Shtetit përmes raportit të vitit 2021 del në përfundime se Ballkani Perëndimor vijon të jetë i ekspozuar ndaj kërcënimeve.

Në lidhje me sigurinë në rajon, në raport theksohet se aktorët e tretë politikë synojnë destabilizimin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cënimit të kohezionit social dhe etnik, instrumentalizimit të faktorëve nacionalistë në rajon, përdorimit të propagandës dhe dezinformacionit apo rritjes së influencës malinje.

*Tibo News.