Shifrat/ Ky shtet numëron më shumë dhurues organesh në botë

Spanja është shteti ku bëhën shumë transplante organesh, madje në vitin e kaluar janë bërë më shumë transplante se kurrë më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportimeve, janë kryer gjithsej 5,851 procedura të tilla, që është një rritje prej nëntë për qind krahasuar me vitin 2022.

Spanja ka qenë një lider global në transplantimin e organeve për më shumë se tre dekada, dhe ndër arsyet për këtë janë ekzistenca e koordinatorëve të transplantit në spitale.

Në të njëjtën kohë, Spanja ka numrin më të madh të dhuruesve të organeve në botë me një normë prej 48.9 dhurues për milion banorë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.