
Shifra të frikshme emigrantësh, qeveria italiane shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Pas rritjes së frikshme të shifrave të emigrantëve që duan të hyjnë nga Mesdheu, qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në mbledhjen e qeverisë italiane me në krye Giorgia Meloni, për të shqyrtuar masa më të rrepta për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, ata vendosën që të shpallët vendimi, i cili do të zgjasë 6 muaj.
Ky vendim u sugjerua nga ministri i mbrojtjes për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Italia, kryesisht ditët e fundit. Në dispozicion të këtij projekt-ligji është vendosur një shifër prej 5 milionë eurosh nga buxheti shtetit.
Me gjendjen e jashtëzakonshme, mund të zbatohen procedura dhe veprime më të shpejta për të ofruar zgjidhje për pritjen e emigrantëve në një kohë të shkurtër. Njëkohësisht do të shtohen dhe forcohen e strukturat që synojnë riatdhesimin e personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Itali, duke rritur aktivitetet e identifikimit dhe dëbimit.
Rreth 28,000 migrantë kanë mbërritur në Itali gjatë tre muajve të parë të vitit 2023, shifër relativisht e lartë krahasuar me 6,800 gjatë vitit të kaluar.