
Shi në të gjithë vendin
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit. Por me kalimin e orëve do të ketë shtim dhe zhvillim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë, pritet që të ketë reshje shiu sifillim në zonat Veriperëndimore dhe më pas do të përfshihet i gjithë vendi nga reshjet e shiut.
Parashikohet që herë pas here të ketë edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Reshjet në vend do të mbeten prezente deri në orët e vonë të natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
*Tibo News