Shfaqjet e këtyre ditëve, që Tirana nuk duhet t’i humbasë

Nuk është e nevojshme që gjithmonë të mbajmë sytë në gjërat që bën bota, kur kemi raste të tilla kaq pranë nesh.

Teatri Metropol si dhe Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe, prej kohësh sjellin artin në një mënyrë shumë të veçantë.

Në ditët në vazhdim do të keni mundësinë t’i ndiqni dhe ne po ju tregojmë pak më shumë për detajet.

 

  • “FLI” – Bazuar në veprën “Ifigjenia në Aulidë”nga Euripidi

Teatri Metropol prezanton premierën e re me titull “FLI”, një konceptim modern dhe aktual i veprës “Ifigjenia në Aulidë” të Euripidit, me regji dhe dramaturgji të Enton Kacës.

Kjo vepër është një nga më të njohurat e Euripidit dhe përfshin brenda intriga, mashtrime, rivalitet politik, luftë, hakmarrje, konflikte, ambicie dhe vetmohim.

Shfaqja është ngjitur në skenë në datën 28 prill deri më 1 maj, ndërkohë do të vazhdojë sërish nga 11 maji deri më 15 të të njejtit muaj.

 

|A është lufta mjeti i duhur për të zgjidhur konfliktet?! A “sakrifikohet” familja për karrierën personale?! A vlen më shumë krenaria dhe lavdia se arsyeja?! Janë këto linjat dhe idetë mbi të cilat vërtitet historia e shfaqjes “FLI”, personazhet e së cilës përfshihen thellësisht në një diskurs politik, filozofik, ekzistencial mbi luftën dhe pasojat e saj, duke krijuar një pasqyrë të qartë të identitetit njerëzor, ngjashmërisë dhe paralelizmave të këtij identiteti në periudha të ndryshme kohore. |

 

“Fli” është gjithashtu një homazh për pasojat dhe viktimat e luftës dhe tribut për sakrificën tonë të përditshme.

  • Interpretojnë: Amri Hasanlliu, Bujar Hoxhaj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Ismail Shino, Klodjana Keco, Linda Jarani, Lindar Kaja, Margent Caushi, Mariglen Domi, Mario Bali, Marius Dhrami, Roerd Toçe, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Vanesa Guri, Xhino Musollari, Xhoni Spahi.
  • Kori: Ketjona Pecnikaj, Parashqevi Hallkaj
  • As. Regjisor: Edvin Mustafa
  • Kostumet: Sofi Kara
  • Ora 19:00
  • Vendi: Teatri Metropol

 

 

  • “Princesha Argjiro

“Princesha Argjiro”, enkas për fëmijë, e sjellë si përshtatje e frymëzuar nga poema e Ismail Kadaresë.

Kjo vepër përfshin në rrëfim një gamë të gjerë etydesh që e bëjnë aktive dhe vepruese poemën.

“Narratori vendoset në rolin e gjyshit që i tregon mbesës përralla çdo fundjavë dhe kësaj here rradhën e ka historia jonë shqiptare, historia e Gjirokastrës. Çdo etyd sillet nëpërmjet syve të vogëlushes Gresa, dhe zvogelohet dramaticiteti që përmban poema dhe përshtatet më shumë me publikun e fëmijëve” tregon Joana Omeraj, regjisore e shfaqjes.

Pjesë e shfaqjes do të jenë edhe disa punime në pikturë të artistit Anasatas Kostandini, të cilat do të projektohen në skenë.

Shfaqja është bazuar mbi tradita e zakone shqiptare për t’i bërë fëmijët jo vetëm pjesë të shafqjes, por edhe për tu mësuar kulturën tonë të këngëve e valleve shqiptare e njëkohësisht duke ju ngacmuar atyre imagjinatën dhe kuriozitetin për kulturën shqiptare.

Shfaqja do të jetë në Teatrin Metropol, të shtunën dhe të dielën në orën 11:00.

  • Regjia: Joana Omeraj
  • As/regjisor: Roerd Toce
  • Koreograf: Sedmir Memia
  • Skenograf: Anastas Kostandini
  • Kënga: Ketjona Pecnikaj
  • Muzika: Ansambli Tirana
  • Interpretojnë: Ligoraq Riza, Luisa Dinellari , Ketjona Pecnikaj, Sedmir Memia , Silvi Brahimataj , Stiv Osmanaj , Megi Duka, Mario B

 

 

  • “ÇIMKA”, thirrje për reflektim.

Mbrëmjen e 1 majit, për herë të parë  publiku pati rastin të përjetojë emocione të veçanta në premierën e shfaqjes “ÇIMKA”, me autor Shpëtim Selmani dhe regji të Zana Hoxhës.

“ÇIMKA” vjen si pasqyrim i të kaluarës së popullit shqiptar, në “Shtëpinë me Gjethe”,

Publiku si “gjeth” apo “çimkë” përjetoi paralelisht dy botë paralele, diktaturën në Shqipëri dhe regjimin jugosllav në Kosovë.

Për regjisoren Zana Hoxha, protagonistët e shfaqjes “ÇIMKA” janë simbole të rezistencës në mënyra të ndryshme: “Një rapsod, qëndrestar përmes këngës, e tjetra një aktiviste, artiste disidente që dha jetën pa humbur integritetin e saj”.

Ëndrrat, dashuria për lirinë dhe jetën, këngën dhe vallëzimin kulmojnë në takimin e Dervishit dhe Musinesë, viktima të regjimeve në të dy anët e kufirit.

Shfaqja përmbyllet me një mesazh të fuqishëm nga Musine Kokalari:

“E vërteta është se këtu mbizotëron frika, terrori. Po kush ka guxim të thotë jo, kush? Askush! Ama brenda zemrës sime sundojnë ëndrrat. E di që nëse jo unë, ata që do të vijnë pas meje do të vallëzojnë, do të hedhin hapat ashtu sikurse duan ata vet. Asnjë sistem sundues nuk do të mund ta hedhë dot rrjetën e tij mbi nevojën e njeriut për të ushtruar vullnetin e lirë”.

  • Shfaqja në skenë:  më 4,5,6,7,11,12,13,14,15 Maj 2022, ora 20:00
  • Vendi:  Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”
  • Produksioni: Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” & Qendra Artpolis
  • Autor: Shpetim Selmani
  • Regjisore: Zana Hoxha
  • Aktorë/e: Lulzim Zeqja, Loredana Gjeçi, Myzafer Zifla, Xhulia Musagalliu, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Urim Aliaj, Altea Dulellari

*Tibo News