Sherri në PD mes Bashës dhe Bardhit: Do të vetëshpallet edhe Mbret i Anglisë

Më i përçare seç ishte grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas vendimmarrjes së Kuvendit të së shtunës. Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk e njeh Bashën si kryetar grupi, sipas ndryshimeve statutore, mirëpo Lulzim Basha thotë se Gazment Bardhi është shkarkuar nga ky post dhe se këtë detyrë Kuvendi ja ka kaluar atij.

Në nisje të seancës së Kuvendit, Basha tha:

“Asnjë debat artificial apo i natyrshëm me njëri-tjetrin nuk ndihmon. Kauza jonë është për qytetarët. Në momentin kur televizioni syri do t’i drejtohet zyrtarisht PD do të përgjigjem. Prej ditës së djeshme me hyrje në fuqi të statuti të PD, janë marrë vendimet përkatëse. Dua të deklaroj hapur se si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t’u deleguar. Do ta delegoj te një nga nënkryetarët e PD, siç ka qenë më parë. Thirrja ime për çdo deputet pas një orë të vështirë, është që tani është momenti të shohim, përtej interesave personale”.

Ndërsa Bardhi ka deklaruar se:

Kush është kryetar i grupit të opozitës, e kupton se në çfarë li mitesh, absurditeti është ky diskutim mes kryetares së kuvendit dhe dikujt që u vetëshpall kreu i grupit dhe kreu i Partisë. Mos u çudisni, se do të vetëshpallet dhe Mbret i Anglisë. Mos u çudisni me këto gjëra. Kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga kryeministri, por nga asnjë grup tjetër dhe jo nga PS dhe administrata e Kuvendit. S’flas asnjëherë pa informacione. Kryetari i grupit më të madh në Kuvend, të opozitës e zgjedhin deputetët e PD-së dhe jo ata të PS. S’ka për të ndodhur asgjë. Do të ketë një tentativë për t’u bërë ajo që ndodhi sot. Kryetarja e Kuvendit referon vetëm komunikimet me grupet parlamentare. E bëri këtë gjë që mos të flisnim për hallet e qytetarëve. Deri në ditën kur do të kem besimin e shumicës së deputetëve të PD do të jem në këtë detyrë. E ripërsëris apelin tim. Nëse zoti Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i gripit, po të sigurojë 18 vota, vota e 19 do të jetë e Gazment Bardhit. E siguroj për këtë, se kaq borxh ia kam Bashës kaq gjë.”