Sherr në Kuvendin e Kosovës, deputetët përplasen me Kurtin

Përplasje fizike kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së kësaj të enjte, në momentin që kryeministri Albin Kurti ka qenë folur në lidhje me situatën e fundit të ndodhur në Veri.

Në një moment deputetët e opozitës kanë hedhur ujë ndaj kryeministrit, por më pas ato janë drejtuar drejt Kurtit për ta goditur me grushte.

Në atë moment deputetët e mazhorancët dhe ministrat kanë rrethuar Kurtin për të shmangur goditjen.

Ndërkohë për qetësimin e situatës kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca ka kërkuar ndihmën  e policisë.