Sherr mes vëllezërve, njëri prej tyre përfundon në spital e tjetri në polici

Një konflikt mes vëllezërve ka ndodhur sot në mëngjes në shtëpinë e tyre në Pogradec. Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e një mjeti prerës.

Policia bën me dije se dyshohet se 23-vjeçari me iniciale S.Sh. ka dëmtuar me thikë vëllain e tij 25-vjeçar, i cili është dërguar në spital për mjekim .

Autori i dyshuar aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi nga policia:

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.