Shënojnë rënie importet dhe eksportet në Kinë

Të prekur nga kufizimet shëndetësore të Covid-19, eksportet kineze shënuan rënien e tyre më të madhe që nga viti 2020 dhjetorin e kaluar.

Ato ranë me 9.9%, krahasuar me një vit më parë sipas të dhënave zyrtare të publikuara këtë të premte.

Doganat kineze raportuan se edhe importet pësuan tkurrje, me një variacion prej -7.5% krahasuar me dhjetorin e vitit  2021.

Në vitin 2022 në tërësi, eksportet e gjigantit aziatik u rritën me 7%, që përfaqëson një ngadalësim të mprehtë krahasuar me rritjen prej 29.9%  të një viti më parë.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë po vuan ende pasojat e politikës së saj “zero covid”, e cila ka prekur biznesin dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe konsumin.

Në dhjetor, Kina filloi të heqë shumicën e masave të rrepta dhe që atëherë është përballur me një rritje të madhe të numrit të rasteve të Covid-19.

Rënia e eksporteve në dhjetor shënoi muajin e dytë radhazi me shifra negative, pasi regjistroi një rënie prej 8.7% ndërmjet nëntorit 2021 dhe 2022.

Importet patën edhe muajin e dytë të rënies, i cili arriti në -10.6% në nëntor.

E kombinuar me rritjen e çmimeve të energjisë, kërcënimi i recesionit në SHBA dhe Evropë ka kontribuar në dobësimin e kërkesës globale për produktet kineze.

*TiboNews