
Shënojnë ngadalësim eksportet në Japoni
Eksportet në Japoni kanë pësuar një ngadalësim të ndjeshëm dhe diçka e tillë ka sjellë edhe një frikë të shtuar.
Edhe pse në muajin dhjetor eksportet u rritën me 11,5%, kjo ishte rritja më e vogël që prej nisjes së vitit.
Krahasuar me vitin 2021 eksportet pësuan një rënie me 6% në vlerë dhe gati një të katërtën në vëllim.
Ngadalësimi ka ardhur si pasojë e shqetësimeve mbi rritjen e infektimeve me Covid-19 në Kinë.
Raportimet paraprake tregojnë se vendit do ti duhet një kohë relativisht e gjatë për tu rikthyer në nivelet e para krizës.
Importet e Japonisë nga ana tjetër pësuar një rritje të ndjeshme me 20% të vlerës, të nxitura nga rritja e shpenzimeve për naftë, qymyr dhe gaz.
Diçka e tillë ka të ngjarë të nxisë inflacionin në vend, duke rritur koston e jetesës dhe çmimin e të bërit biznes.
Përgjatë dhjetorit deficiti tregtar në Japoni u llogarit të jetë në shifrat e mbi 11 miliardë dollarëve.
*TiboNews