
Shenjat që rriten pas çdo rrëzimi
Kushdo mundohet që pas çdo gjëje që i ecën keq në jetë, të ngrihet dhe ta kthejë në favor. Për këtë disa shenja të zodiakut janë “specialiste” dhe do ringrihen shumë më të fortë pas çdo rrëzimi me të cilin do të përballen.
- Luani
Luani tashmë njihet për vetbesimin që e karakterizon, gjithmonë në kërkim të të qënit në qendër. Këto aftësi i hapin dyert kësaj shenje dhe e çojnë drejt suksesevetë vazhdueshme. Të pranuarit e vetes siç janë, miksuar me shumë punë e bën këtë shenjë të ngrihet pas çdo lëkundje.
- Peshqit
Kjo shenjë e di mirë se jeta sjell batica-zbatica dhe si të tillë janë të gatshëm gjithmonë për t’u përballur me gjithçka përball jeta. Njihen si shenja të ndjeshme dhe lehtësisht të prekshëm, megjithatë nuk ndikohen negativisht nga kritikat, përkundrazi. Peshqit i marrin kritikat dhe përmirësojnë vetveten.
- Dashi
Kjo shenjë nuk e ka të mundur tolerimin e humbjes, ndaj nëse marrin një vendim për të çuar diku, pavarësisht gjithçkaje duhet përfunduar me sukses. Ata i përshtaten realitetit dhe nuk dyshojnë kurrë te aftesitë e tyre, pikërisht kjo i bën më të fortë. Kësaj shenje nuk i vjen turp nga vetja dhe e shfrytëzon çdo mundësi për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.