
Shenjat me të cilat kuptoni që nuk po ndjeni më gjë
Çdo ndjesi që lind urojmë të jetë e përhershme, por megjithatë pasi kalojnë kohë apo situata, gjëra mund të ndodhin dhe e gjitha kjo të përfundojë.
Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga shenjat që pasojnë kur nuk ndjen më të njëjtën gjë.
- Jo më flutura në stomak
Pasi kalojnë kohët normalisht fluturat shndërrohen, megjithatë arrin të kuptosh se janë ato.
Kur këto largohen, nuk ndjen më asgjë.
Mbase kjo ndodh pasi magjia e marrëdhënies u zhduk.
- Ai/Ajo të nervozon edhe kur nuk ka arsye
Padyshim që çdo lloj marrëdhënie ka edhe nervozizma të vogla, porn ë këtë rast nuk po flasim për to.
Ndodh që çdo gjë që ata bëjnë, ju duket gabim dhe një arsye për një zënkë.
Ju filloni të shihni vetëm anët negative, pasi ndjenjat janë zbehur.
- Nuk përpiqesh më
Në pjesën më të madhe të rasteve, dashuria është e mbushur me sakrifica, kjo për shkak të forcës së ndjesisë.
Në momentin që ndjesia e sakrificës dhe përpjekjes përfundon, ju nuk keni asnjë energji për të dhënë në marrëdhënie.
- Ndihesh e distancuar
Kur fillojnë krizat e tilla emocionale ti fillon mendon që ke nevojë për më shumë hapësirë, fizike dhe emocionale.
Nuk dëshiron të komunikosh dhe madje ndihesh më mirë kur kjo nodh.
Nuk ka asnjë dëshirë për të tejkaluar këtë.
- Kritikon gjithçka të tyren
Kjo ndodh sepse ju nuk po e shihni më në anët e mira, përkundrazi, po përqëndroheni vetëm te të këqijat dhe si rrjedhojë çdo gjë e tyre të indinjon.
- Nis ta krahasosh me çdo njeri tjetër
Shikimi në sytë e tu nuk e ka më të njëjtin filtër.
Ju i shikoni njerëzit e tjerë ndryshe.
Ai/ajo që qëndron në ëndrrat e tua, nuk i ngjan më atij që keni në krah.
- Nuk e sheh të ardhmen krah tij/saj
Ndjesia juaj e brendshme nuk duhet injoruar, madje i duhet kushtuar vëmendje.
Provoni ta imagjinoni vetes pas disa vitesh.
A jeton ai/ajo në këto vite tuat?
- E lufton
Një çift pavarësisht të gjithave, nuk mund të jenë kurrë kundërshtarë.
Ata janë një ekip, në raste të kundërta kupton që gjërat mes jush kanë ndryshuar.