Shenjat më me fat për muajin Korrik

Dashi (20 Mars – 19 Prill)

Këtë muaj, dielli do të vazhdojë të shkëlqejë në shtëpinë tuaj të katërt, që prek më së shumti familjen, duke sjellë ndërgjegjësim më të madh lidhur me jetën tuaj private. Edhe pse ndani disa ngjashmëri me Gaforren, ju jeni shumë më të interesuar të ndërmerrni veprime. Si rrjedhim, ky sezon po ju shtyn të anoni pak më shumë në emocionet tuaja, veçanërisht në mjedisin tuaj me dyer të mbyllura. Mund ta gjeni veten duke kaluar më shumë kohë me familjen ose duke kërkuar mënyra të reja për të qenë disi më të përshtatshëm me të tjerët. Sido që të jetë, ky muaj do të jetë një muaj më pak aktiv fizikisht, dhe në vend të kësaj, do ketë më shumë komoditet lidhur me jetën tuaj private.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Është sezoni juaj, Gaforre, kështu që natyrshëm, do t’i ndjeni të gjitha. Jeni gjithmonë në kontakt me emocionet tuaja, por këtë muaj do ta keni më të lehtë të ecni përpara, pa shumë ndikim të jashtëm. Ky sezon ka të bëjë me ju dhe nevojat tuaja, ndaj mos kini frikë të vendosni veten në radhë të parë. Merrni parasysh atë që ju nevojitet në mënyrë që të ndiheni të sigurt, të mbështetur dhe të qartë dhe ndiqni në mënyrë aktive ato gjëra, edhe nëse ato mund të duken të paarsyeshme për botën e jashtme. Ju i dini nevojat tuaja më mirë se kushdo, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të vitit.

Peshorja (22 shtator – 21 tetor)

Ndërsa dielli vazhdon përmes Gaforres, ju do t’i kushtoni vëmendje karrierës dhe përpjekjeve tuaja profesionale këtë muaj. Kjo është një kohë me fat për të shfaqur çdo gjë për të cilën keni punuar dhe për të cilën jeni gati të ndani me botën, veçanërisht nëse është diçka që ju përmbush emocionalisht. Është e rëndësishme të dini që ky sezon ju ofron një mundësi për të krijuar një hapësirë të sigurt për veten dhe të tjerët në punë. Ju madje mund të njiheni për aftësinë tuaja për t’u kujdesur për të tjerët, edhe pse dihet dhe ëshhtë diçka që të tjerët shpesh e admirojnë tek ju. Mos kini frikë të dilni në qendër të vëmendjes tani, sepse ka ardhur koha juaj të shkëlqeni dhe të vlerësoheni.

Bricjapi (20 dhjetor – 21 janar)

Këtë muaj, dielli vazhdon në shtëpinë tuaj të shtatë, që lidhet me marrëdhëniet dhe partneritetet romantike, duke theksuar nevojën tuaj për mbështetje emocionale dhe siguri përmes lidhjeve tuaja me të tjerët. Edhe pse prireni t’i jepni përparësi racionalitetit mbi gjithçka tjetër, ky sezon po ju fton të përdorni dëshirën për t’u ndjerë të ngushëlluar nga njerëzit përreth jush. Ndërsa kjo mund të jetë e pakëndshme fillimisht, është një kohë e shkëlqyer për t’u fokusuar në intimitet, Bricjap. Të qenit i pambrojtur është mënyra e vetme për të zhvilluar lidhjet e thella dhe intime që dëshironi me të tjerët.