Shenjat më impulsive të Horoskopit

A jeni impulsivë? A veproni para se të merrni parasysh  të gjitha pasojat e veprimeve tuaja dhe flisni pa u menduar më parë? Ka disa avantazhe dhe disavantazhe për të qenë impulsiv dhe mund të ndikojë direkt në mënyrën se si veproni në jetën e përditshme. Njerëzit impulsive bëjnë gjithçka. Por pavarësisht disavantazheve ata janë inteligjentë, veprojnë në mënyrë impulsive sepse kanë intuitë të fortë dhe nuk bëhen të tillë pa patur një arsye, sado e vogël të jetë.

Njerëzit impulsivë priren t’i bëjnë gjërat shpejt, ata marrin vendime të shpejta, veprojnë shpejt dhe rrallë e marrin shtruar për të vepruar.  Ndonjëherë impulsiviteti i fut këta njerëz në telashe, sepse ata thonë çfarëdo mendimi iu vjen në kokë pa marrë parasysh se mund të tregohen shumë të ashpër me personin që kanë përballë, dhe në shumë raste mund të lëndojnë ndjenjat e të tjerëve.

A ka të bëjë shenja e horoskopit  me këtë? Astrologët bazuar tek tiparet dhe karakteri i secilës shenjë, kanë bërë një listë me shenjat më impulsive të Zodiakut.

Dashi:

A ka njeri më impulsiv se Dashi? Përgjigjja është jo. Dashi është shenja më impulsive, ndonëse më vonë pendohet për veprimet apo gjërat që ka thënë në impulsivitet e sipër. Ata kanë adrenalinë dhe iu pëlqen të rrezikojnë. Kjo i bën ata të ndihen të gjallë. Megjithatë ata priren të thonë çfarë kanë në mendje dhe shumë herë lëndon njerëzit që ka në krah.  Njërëzit lëndohen kur Dashi në impulsivitet e sipër tregohet i sinqertë por në mënyrë brutale.

Binjakët:

Të gjithë e dimë se binjakët shpesh herë konfuzojnë dhe duken sikur kanë dy personalitete. Ndonjëherë janë më të kujdesshëm dhe të përmbajtur, por herë të  tjera janë të pamatur. Ata nuk shkëlqejnë në vendimmarrje, kështu që priren të hyjnë në mënyrë spontane në çdo situatë pa marrë parasysh të mirat dhe të këqijat e një situate. Ata mund të mërziten lehtësisht, kështu që u pëlqen t’i mbajnë gjërat në lëvizje. Është e vështirë për ta të qëndrojnë të fokusuar në një gjë, kështu që ata priren të veprojnë në mënyrë impulsive.

Shigjetari:

Shigjetari është shenja që merr vendimet më të nxituara nga të gjitha shenjat e tjera. Atyre nuk iu pëlqen të ndihen nën stimulim, kështu që do të ndjekin impulset e tyre dhe do duan me çdo kusht të ndryshojnë gjërat. Personat që i përkasin shenjës së shigjetarit shpesh herë janë të padurueshëm për shkak se nuk duan t’ja dinë për pasojat negative teksa shfaqin impulsivitetin dhe kjo dëmton të tjerët. Gjithashtu shigjetari mund të jetë impulsiv jo vetëm tek veprimet e personave, por edhe tek fjalët e tyre që mund të mos jenë dhe aq të rënda për të shkaktuar reagimin e një shigjetari.

Ujori:

Ujorët janë jashtëzakonisht të pavarur dhe nuk iu pëlqen të ndjekin rrugët e të  tjerëve. Ujori mund të jetë i vrullshëm dhe mund të bëjë veprime të papritura dhe të nxituara. Sapo një individ ujor të vendosë, ai do të veprojë me shpejtësi.

Ata priren gjithashtu t’i zgjidhin problemet shpejt në gjendje impulsiviteti dhe e gjejnë një mënyrë për të racionalizuar zgjidhjen e  tyre. Një Ujor ka shumë të ngjarë të përfshihet në një projekt në mënyrë që të tregojë aftësitë superiore pa marrë parasysh problemet e mundshme paraprakisht. Ata mund të jenë gjaknxehtë dhe të nxituar, si për shembull lënia e një pune para se të gjejë një tjetër.

Peshqit:

Ka raste kur peshqit nuk i mendojnë gjërat dhe marrin një vendim të pakuptueshëm ose irracional. Nëse e kuptojnë se kanë një vendim për të marrë, peshqit do të tërhiqen ose do të mohojnë se e kanë ata përgjegjësinë për të vendosur. Peshqit mund të bëjnë një premtim në mënyrë spontane dhe mos u habisini nëse atë premtim nuk e mbajnë. Por kjo nuk do të thotë se nuk duan ta mbajnë, por sepse premtinin e bëjnë në gjendje impulsiviteti. Fundja, peshqit nuk duan të zhgënjejnë askënd.

Peshorja

Peshoret bëjnë shumë gjëra nën impulsivitet. Peshorja është tipi i shenjës së zodiakut që hyn në një dyqan me një artikull në mendje për të blerë dhe del me dhjetë. Nëse diçka bie në sy të Peshores, atëherë papritmas duhet ta ketë atë, edhe nëse nuk i ka shkuar kurrë në mendje për atë gjë më parë.  Ata pëlqejnë kënaqësinë e menjëhershme. Peshoret pëlqejnë t’i bëjnë njerëzit të lumtur dhe të bëjnë dhurata, por ndonjëherë e teprojnë pa marrë parasysh se kjo iu shkakton probleme me financat e tyre. Nëse ka një shenjë tjetër që komandohet më shumë nga impulsiviteti, kjo është peshorja.