Shenjat më gazmore të Horoskopit

Në poezinë e saj “Solitude”, Ella Wheeler e cila është akrep shkroi vargjet e famshme: “Qesh dhe bota qesh me ty; Qaj dhe do qash i vetëm.”

Kuriozë për të zbuluar shenjën më gazmore të zodiakut, Psychicworld.com, analizoi listat e lindjeve të komedianëve më të mirë në botë.

Sipas gjetjeve të tyre, Gaforrja mban vendin e parë për komedi. Shigjetari rezulton numri dy  dhe Demi dhe Virgjëresha ndajnë të njëjtin vend.

Në anën e kundërt, Ujori u rendit si më pak gazmori. Kjo pasi shumica e njerëzve nuk “i kuptojnë vërtet” shakatë e tyre. Chris Rock është një shembull kryesor.

Astrologjia na ndihmon të kuptojmë pikat e forta dhe betejat tona dhe ashtu siç mund të zbulojë më emocionalin mes nesh, më të nxehtin, më të zgjuarin dhe më të rrezikshmin, po ashtu mund të tregojë se kush ka lindur një humorist natyral.

Komedianët e famshëm që i përkasin shenjës së Shigjetarit përfshijnë Billy Connolly, Jammie Foxx, Tiffany Haddish, Sarah Silverman dhe Margaret Cho.

Komedianët e famshëm që i përkasin shenjës së gaforres janë Will Ferrell, Gilda Radner, Kevin Hart, Aubrey Plaza, Ricky Gervais, Phyllis Diller dhe Mindy Kaling.

Komedianë të famshëm  që i përkasin shenjës së demit përfshijnë George Carlin, Jerry Seinfeld, Tina Fey, Bob Saget, Stephen Colbert dhe Carol Burnett.