Shenjat e Zodiakut të renditura nga më e rrezikshmja tek ajo më pak

Askush nuk është i përsosur, të gjithë kanë të metat dhe pasiguritë e tyrë. Megjithatë jemi shumë të ndryshëm kur reagojmë ndaj situatave të rrezikshme. Zemërimin që ndjen secila shenjë e shfaq bazuar në karakterin e tij dhe tek disa shfaqja e këtij zemërimi mund të jetë vërtetë i rëndë. Astrologët thonë se tiparet e personalitetit të secilës shenjë tregojnë se deri ku mund të arrijë secila shenjë, deri tek ata që kanë më shumë prirje për të kryer krime.

Doni të dini se çfarë vendi zini në listë? Zbulojeni tani me shenjat e renditura nga më të rrezikshmet tek ato më pakdhe arsyet: 

Bricjapi: Është i prirur të jetë kriminel profesionist me një qëndrim të shkujdesur. Bricjapët janë më të mirët për të kryer çdo lloj krimi. Nga rrëmbimi i lehtë tek akti më i rëndë i vrasjes së dikujt, bricjapi ka aftësinë t’i bëjë. Megjithatë, pengesa e tyre është se këta njerëz janë jashtëzakonisht të papërgjegjshëm. Kështu që ato dallohen shpejt.

Luani: me një temperament të keq, Luani zakonisht dallon që është disi psikotik. Dhe kështu ka përfunduar duke qenë një ndër shenjat më të rrezikshme të zodiakut. Individët e luanit sundohen nga planeti Diell. Kjo i bën të kryejnë çdo veprimtari kriminale për të pasur më shumë emër dhe famë. Kjo është ajo që ata realisht duan dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ata kryejnë krime.

Akrepi: Shenja më agresive dhe sadiste e zodiakut. Kur situatat që ndodhin nuk përputhen me intuitën dhe i prek ata personalisht apo njerëzit e familjes, njerëzit e shenjës së akrepit bëhen më të rrezikshmit në botë. Xhelozia dhe agresiviteti mund të çojnë në situata shumë të dëmshme. Natyra e tyre me dy ekstreme i bën ata të ndikojnë së tepërmi tek të tjerët dhe janë mjeshtër të manipulimit. Nuk gjendet në vendin e parë sepse akrepi rrallë bëhet i lig dhe nxjerr në pah botën e errët, pasi është i vetëdijshëm se çfarë ‘katastrofe’ mund të ndodhë.

Shigjetari: Ata janë të rrezikshëm sepse kanë një temperament impulsiv dhe tepër të furishëm dhe nëse do kishte një krim që nuk do kapeshin kurrë është vjedhja. Ata të shenjës së shigjetarit në fakt janë mjeshtër të vjedhjeve. Nuk derdhin gjak nëse jeta e tyre nuk është vërtetë në rrezik, megjithatë ata mund të jenë të ashpër madje edhe të dhunshëm nëse gjërat nuk ecin siç dëshirojnë ata.

Ujori: Janë manipulues dhe agresivë. Është interesant fakti që ujorët njihen si njerëz të urtë dhe me sjellje përgjithësisht të mirë. Por nëse bëhet fjalë për hakmarrje, ujorët nuk preferojnë të kursehen. Aftësia për të qenë drejtues, i bën ata manipulues të shkëlqyer sidomos nëse do të ishin hakerë. Ujorët janë mjaft të rrezikshëm nëse i ngacmoni në gjëra personale apo qoftë t’i ofendosh në publik.

Peshorja: Peshorja është e prirur për të kryer krime financiare ose të lidhura me drogën. Të shtrirë pikërisht në mes të listës së shenjave më të rrezikshme të zodiakut, peshoret kryejnë krime që u sjellin bollëk me para pa u munduar shumë. Pavarësisht se peshorja simbolizon ekuilibrat, në fakt ata kryejnë aktivitete të paligjshme në mënyrën më profesionale. Peshorja tregon interes të shtuar për pasuri dhe ka më shumë gjasa të përfishihet në krime që lidhjen më paratë, si droga dhe grabitja e bankave.

Dashi: Nëse dikush mundohet të dominojë dashin, ky i fundit do të mundohet gjithë kohën të tregojë përbuzjen. Shenjë kokëfortë që nuk suporton dot të kontrollohen apo të dominohen nga dikush tjetër. Dhe nëse tentativat janë të shumta, ata vendosin të hakmerren në mënyrën më serioze. Për të shmangur ritmin e përditshëm dhe për të arritur përsosmërinë në jetë, ata kanë të ngjarë të ndjekin punë të rrezikshëm si vrasës me pagesë apo rrëmbyes.

Peshqit: Mund të jenë shumë të dëmshëm për shkak të nervozimit të tyre. Është e mundur që kjo shenjë ëndërrimtare e zodiakut, e përfaqësuar nga Peshku, të humbasë qetësinë e saj lehtësisht dhe pa shumë përpjekje. Edhe pse peshqit janë shenjë uji, ata mund të bëhen të dëmshëm dhe vetëvrasës nëse lihen vetëm. Gjithashtu janë të prirur për të konsumuar lëndë narkotike dhe të ndëshkojnë veten. Në përgjithësi duhet një arsye e fortë që një peshk të të lëndojë, por për veten ndëshkimi mund të jetë edhe vdekjeprurës.

Binjakët: Zakonisht nuk janë të rrezikshëm si shenjat e tjera. Megjithatë në disa raste mund të bëhen vërtet të dhunshëm, sidomos kur ndjejnë se ndaj tyre po bëhet një komplot. Kjo i shtyn ata menjëherë të kryejnë aktivitetet si vjedhja apo mashtrimi. Binjakët mezi përfshihen në akte të dhunshme. Por në përgjithësi janë njerëz që të lëndojnë me fjalë të rënda, në shumë raste të pavërteta.

Virgjëresha: Kanë një aftësi të çuditshme për të vjedhur pa u kapur nga të tjerët. Pavarësisht se ka më pak gjasa të kryejë krime, virgjëresha është nga ata shenja që nëse kryen krim nuk lë asnjë lloj gjurmë. Ata të shenjës së virgjëreshës e dinë mirë se çfarë dhe pse po e bëjnë diçka.  Vështrië të gjendet një procesverbal lidhur me krimin që kryejnë. Zakonisht virgjëreshës i pëlqen të vjedhë dhe të mashtrojë.

Gaforrja: Gaforrja kryen akte dhune në momentet më të papritura. Një gaforre nuk kryen krim për t’u fshehur më pas, por përkundrazi, për të treguar se çfarë ka bërë kur dikush e ka cënuar aty ku nuk duhet. Në trupin e një viktime gaforrja do të linte me kënaqësi një shenjë dalluese. Sipas astrologëve, gaforret janë shenjat më psikopatike të zodiakut.

Demi: Demi është një shenjë me një personalitet të paqëndrueshëm. Pavarësisht se ndodhen në fund të listës së shenjave më të rrezikshme të zodiakut, këta njerëz janë goxha të pasjellshëm dhe mizorë kur veprojnë vetëm. Demi mund të bëhet sundimtar i pamëshirshëm i botës nëse sheh se diçka nuk po i ecën sipas planit që ka menduar. Ata mund të jenë të prirur për të sunduar universin e duke u siguruar që asgjë të mos i pengojë.

*Tibo News.