
Shenjat e horoskopit që nuk përputhen bashkë në dashuri
Shën Valentini e përqendron vëmendjen në jetën tonë të dashurisë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne mund të kënaqemi dhe të festojmë atë që kemi, të shpresojmë që dashuria të rritet në të ardhmen dhe ndoshta të reflektojmë për ish-et dhe mësimet tona gjatë rrugës.
Udhëzimet kozmike janë gjithmonë të mirëseardhura dhe shumica e rubrikave të dashurisë së astrologjisë ju tregojnë gjithçka se me kë shkoni mirë… por ndoshta jo dhe aq shumë.
Astrologjia nuk është një ‘prishës’ në dashuri. Kaq shumë faktorë të tjerë formojnë karakterin tonë (familja, miqtë, vlerat, feja, kultura, interesat etj.) sa fundja çdokush mund të shkojë mirë me këdo.
Nga pikëpamja kozmike, ka disa kombinime të mira dhe jo të mira.
Lexoni kombinimet më të këqija sipas Astrologjisë dhe arsyet pse!
Dashi dhe Virgjëresha
– Të dy shenjat janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën. Dhe kjo në lidhje dashurie është shqetësuese pasi gjërat nuk ecin siç duhet.
Demi dhe Ujori
-Pasioni tokësor që është dashi nuk kombinon mirë më mospërfilljen e ujorit, në këtë raport më shumë se doza dashurie do të ketë doza të dyfishta kokëfortësie.
Binjakët dhe Peshqit
-Binjakët e ‘pandjeshëm’ nuk e përballojnë dot emocionin dhe thellësinë e shpirtit të një peshku gati të përlotur. Në fakt binjakët ndonjëherë kënaqen duke torturuar Peshqit tepër të ndjeshëm, por këto të fundit largohen një ditë…
Gaforrja dhe Shigjetari
-Të dy shenjat janë shumë flirtuese dhe duan të ndihen të dashuruar.Fizikisht mund të jetë një gjë shumë e mirë, por emocionalisht mund të kthehet në një gjenje aq ankthiozse sa të dy mund të lëndojnë njëri tjetrin.
Luani dhe Bricjapi
-Dy shenja shumë krenare, ambicioze që mund të përfundojnë duke luftuar me njëri-tjetrin për faktin se kush do të jetë alfa, në një moment duke harruar plotësisht ndjenjat dhe qëllimin se pse janë bashkë.
Peshorja dhe Akrepi
-Dy shenja të pasionuara, seksuale dhe plot ndjenja në jetën e tyre të dashurisë, por, sapo personaliteti të fillojë të luajë më shumë rol, gjërat mund të kthehen përmbys, sidomos nga akrepi shpesh herë i keqkuptuar për shkak të të folurit me nota të forta ironie.
*Tibo News