
Shenjat e horoskopit që nuk i rezistojnë dot shopping-ut
Të gjithë kemi dëshira, vese, të meta dhe të mira. Disa duan ushqimin, të tjerë udhëtimet e të tjerë veshjet. Por një nga veset më të përhapura e sidomos tek vajzat dhe gratë është shopping-u.
Disa shenja të horoskopit janë më të prirura të shpenzojnë më shumë para për shopping.
Luani
Luani ka stil, do vëmendje dhe ndaj shpenzon më tepër se të gjithë për blerje. Luani në fakt jeton për të rimbushur dollapin, edhe pse shpesh pendohet.
BinjakëtBinjakët janë të prirur për t’u bërë shopaholic. Atyre iu pëlqejnë gjërat e reja. Nuk i kursejnë paratë kur vjen fjala tek blerjet.
Akrepi
Akrepët kanë tendencën të fiksohe pas gjërave dhe kështu ndodh edhe kur ata shohin gjëra antike apo veshje me ngjyrën e preferuar, të zezën. Vdesin të blejnë gjëra të rralla.
Shigjetari
Nuk heziton të përdorë kartën e kreditit. Mund të shpenzojnë më shumë për souvenir-e sesa për veshje.
Peshqit
Peshqit nuk i kanë mirë marrëdhëniet me paratë. Nuk i kushtojnë shumë rëndësi kur vjen puna tek blerjet, veshjet dhe këpucët. Shpenzimet e tepërta i sjellin edhe probleme.
Peshorja
Natyra pozitive e Peshores kontribuon në shpenzimet e tepërta. Nuk ka kursim kur vjen puna tek fustanet me ngjyra të ndezura, dhe elementë pranverorë.
*Tibo news