Shenjat e horoskopit që ‘nuk e vuajnë ndarjen’ dhe ja çfarë bëjnë

Njerëzit mund të ndahen dhe të lidhen menjëherë me dikë tjetër, në vend të mërzitjes dhe arratisjes si një mënyrë për tu rikuperuar.

Por ata që zgjedhin të mos qëndrojnë vetëm pas ndarjes duket se janë ata që vuajnë më shumë dhe kërkojnë medoemos t’i shmangin ato ndjesi. Thënë shkurt, nuk duan të zhyten në trishtim.

Dashi

Ata të shenjës së dashit janë të dashur dhe të dhembshur. Ndarjen e përjetojnë disi ndryshe. Ata duan të shmangin qëndrimin vetëm, ballafaqimin me veten dhe kështu vendosin të hidhen drejt një lidhje tjetër. Ata preferoj ë të dalin me disa persona dhe të kenë njohje të reja sesa të procesojnë emocionet dhe të gjejnë ndoshta gabimet që kanë bërë. Pas një ndarje, dashi bën gjithçka për të mos ruajtur kujtime.

Luani

Për luanin ka shumë rëndësi respekti për veten sesa të mundohen të bëjnë kompromise. Ata janë të shpejtë për të njohur të tjerë njerëz pas ndarjes, kjo për të rritur krenarinë e tyre dhe egon. Duan t’i tregojnë ish partnerit/es se janë të aftë për të patur çfarë dëshirojnë. Sa herë një luan ndahet, mundohet të shijojë më shumë lidhjen pasuese.

Shigjetari

Shigjetarët mendojnë se duhet të ecin para dhe t’i japin jetës një hov të ri, më mirë sesa të futen në një gjendje të keqe dhe pesimiste. Duke qenë shenjë aventuriere, janë të shpejtë për të kërkuar eksperienca të reja, dhe e bindin veten që meritojnë më mirë dhe më shumë.

Ujori

Duke qenë pak të ftohtë si natyrë, ujorët nuk vuajnë pas një ndarje dhe kanë shumë më pak gjasa të qëndrojnë vetëm për të reflektuar e për të memorizuar ngjarje dhe ndjesi me ishin. E ndjejnë veten të aftë për të krijuar shpejt një lidhje tjetër. E urrejnë të jetojnë nën pasiguri dhe melankolizëm.

Pavarësisht zgjedhjes së këtyre shenjave, në fakt është mirë që pas një ndarje të reflektosh me veten, të presësh ‘sherimin’ para se të nxitosh e të besh një tjetër… gabim?!