Shenjat e horoskopit që martohen për dashuri dhe jo për para!

Disa shenja të horoskopit e kanë mision shijimin e darkave të këndshme në restorante të shtrenjta por, ka shenja të tjera që janë tërësisht e kundërta! E thënë më ndryshe, e kanë më lehtë të bien në dashuri me një pjatë patate që kushton shumë më pak dhe të argëtohen me personin që kanë përballë.

Shigjetari

Shigjetarit i pëlqen një mënyrë jetese aventuriere. Asgjë nuk mund të jetë më plotësuese për të sesa një mënyrë jetese e parashikueshme. Për të lindurit e kësaj shenje, gjetja e një partneri/eje do të jetë gjithnjë diçka romantike dhe emocionuese, sesa të kenë objektiv martesën me persona të pasur. Ata s’kanë interes për të fluturuar në klasin e parë ose për të qëndruar në hotele luksoze. Ajo që ata me të vërtetë duan është emocioni që vjen kur nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas. Për sa kohë që ata kanë partnerin e tyre në krah, kjo është gjithçka që ka rëndësi.

Ujori

Ndërsa Ujori është natyrshëm i talentuar në menaxhimin e financave personale, nuk shqetësohet nëse përfundon me dikë që nuk ka shkuar asnjëherë në bankë apo që nuk ka një llogari. Për të, paraja është thjesht një koncept ose një element social. Për sa kohë që partneri/ja e ardhshme është interesant/ dhe i/e sjellshëm/me, asgjë për Ujorin nuk ka më shumë rëndësi sesa shijimi i ca gotave me birra, të cilat mund t’i marrin edhe në dorë dhe të flasin për alienë.

Peshqit

Peshqit janë të fiksuar pas një stili jetese artistik, të qetë, kështu që ata rrallë përputhen me njerëz të pasur që vlerësojnë gjërat e tjera në jetë, si makinat sportive ose pushimet e shtrenjta. Kjo shenjë tërhiqet nga njerëzit që jo gjithmonë kanë qenë në gjendje t’ia dalin mbanë, pasi nuk ndjekin karriera me pagesë të lartë, por ata janë krejtësisht të lumtur me dikë që ka të njëjtin këndvështrim për jetën dhe të ardhmen në çift.