
Shenjat e horoskopit që ju godasin me thikë pas shpine
Kur dikush ju tradhton, gjëja e fundit që dëshironi është që të bëni një hap prapa dhe të qëndroni të qetë. Në priremi të reagojmë menjëherë kur dikush na ‘godet me thikë’.
Por më mirë një goditje përballë sesa pas shpine, pasi kjo e fundit të lëndon më shumë. Do ishte mirë që të mos e ktheni po me goditje, por të distancoheni dhe të përpiqeni të merrni pozitivitetin nga aspekte të tjera të jetës. Astrologët thotë se për këtë ju ndihmon horoskopi, pasi duke ditur tipare të personalitetit të tyre, mund të jeni me vigjilentë e të shmangni atë goditje të dhimbshme.
Më poshtë keni listën me shenjat e horoskopit që të godasin me thikë pas shpine dhe arsyet:
Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Dashi mund të jetë një shenjë shumë besnike e zodiakut, por kur vjen puna për të vendosur mbi veten ose miqtë e saj, ka më shumë gjasa t’ju godasë pas shpine për përfitimin e saj sesa t’i përmbahet besnikërisë. Mos e keqkuptoni, ajo është një shoqe e shkëlqyer, por si shenja e parë e zodiakut, ajo është mësuar të jetë numri një.
Dashi është një shenjë shumë e favorshme e zodiakut. Kjo do të thotë që, kur i krijohet një mundësi për të ecur përpara në jetë, ajo është e detyruar ta shfrtyëzojë mirë e pa menduar. Nëse kjo do të thotë se ajo duhet të godasë pas shpine për të marrë atë që dëshiron, dashi nuk do të kursehet!
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Nëse ndonjë shenjë e zodiakut ka më shumë gjasa t’ju godasë me thikë pas shpine pa iu dridhur qerpiku është padyshim shenja e binjakëve. Në fund të fundit, ajo kot nuk është binjake (AKA me dy fytyra) të zodiakut. Binjakët janë të shkëlqyeshëm për të qenë aktorë – me fjalë të tjera, ajo është e shkëlqyer në vetëm një anë të personalitetit, ndërsa me tjetrën do të godasë pas shpine sa herë të mundet.
Pavarësisht nëse jeni mirë me Binjakët ose jeni armiku i saj numër një, asgjë nuk do t’i pengojë për të arritur atë që dëshiron. Ajo nuk ka absolutisht asnjë rezervë për të vepruar si shoqja juaj më e mirë për të ecur përpara në jetë, vetëm për t’u kthyer dhe për t’ju goditur pas shpine kur i jepet një shans.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Luani është një mik i mrekullueshëm. Por gjithashtu është oportunist i paparë. Jepi vetëm jë pjesëz për të ecur përpara, dhe do të shihni se si do të shfrytëzojë rasin dhe do t’ju ngulë thikën thellë pas shpine. Kur vjen fjala për sukses, një luan nuk do të marrë parasysh se kë ka mik, por thjesht merr parasysh përfitimet që mund të ketë. Ajo e di se çfarë duhet për të qenë numër një në jetë dhe nuk ka frikë të shkelë njerëzit kur ngjitet në shkallët e suksesit. Pra, thënë shkurt: Për luanët, në një lojë duhen eleminuar lojtarët për të arritur kupën.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Akrepi ka mister dhe intrigë brenda vetes, kështu që është më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos nxisni që të nxjerrë anën e errët të saj. Nëse nuk jeni në rrethin e ngushtë të një akrepi, nuk keni asnjë shans të dini se çfarë po planifikon. Edhe ata që mendojnë se e njohin mund të habiten kur akrepi të veprojë e të tregojë një të vërtetë të hidhur.
Akrepi mund të jetë një shoqe shumë besnike, por gjithashtu nuk ka shumë dyshime se mund t’ju godasë, veçanërisht nëse është e bindur se shoqja e saj nuk i do të mirën. Akrepi është shenjë e fshehtë dhe manipuluese.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Shigjetari mund të jetë një mik i shkëlqyer, nëse sillesh mirë me të dhe e vlerëson. Atij i pëlqen të jetë rreth njerëzve që ia bëjnë jetën më të lehtë ose më emocionuese. Por shigjetari do t’ju godasë pas shpine si një i pabesë i vërtetë duke thyer edhe premtimet që ka bërë. Shigjetari në fakt dëshiron vetëm që të argëtohet në jetë. Dhe këtë mund ta përdorë si një justifikim të cekët për të qenë një sulmues me thikë pas shpine.
*Tibo News.