AlbanianEnglish

Shenjat e Horoskopit më të vështirat për t’i pasur shokë

Disa njerëz krijojnë miqësi të ngushta që në moshë të re, dhe mbajnë po të njëjtën gjatë gjithë jetës së tyre. Për të tjerë mund të jetë e vështirë për t’i mbajtur, për shkak të karakterit apo tipit që ndryshon sjellje herë pas here. Në disa raste ndodhin disa konflikte që thjesht nga njëra palë nuk mund të zgjidhen. Nëse bëni pjesë në grupin e fundit, kjo mund të jetë për shkak të tipareve të personalitetit që i atribuohen shenjës astrologjike.

Në Zodiak, janë 6 shenja horoskopi që kryesojnë listën e shenjave më të vështira për t’u miqësuar me to.

6-Peshorja

Si diplomatë të natyrshëm, peshoret përpiqen të shohin çdo situatë nga këndvështrimi i një personi tjetër. Kjo i bën ata vëzhgues të mirë objektivë për trajtimin e konfliktit dhe ndërmjetësimit. Megjithatë, kjo do të thotë se ata kanë më pak gjasa të marrin një qëndrim nisur nga marrëdhënia që ka me personin tjetër, ose të ndikuar nga ndjesitë. Fiksimi i tyre me drejtësinë shpesh i bën të qëndrojnë neutral në situata kur në fakt  duhet të kenë mendime të forta.

5-Dashi

Si shenja kryesore e zjarrit, Dashi është mësuar të përfundojë të vendin e parë. Kjo i bën ata njerëz shumë konkurrues, madje edhe me ata që i kanë shumë afër vetes. Ata janë mësuar ti bëjnë gjërat në mënyrën e  tyre pa bërë shumë bujë. Thënë shkurt, do e keni të vështirë të kërkoni falje nga një Dash, pavarësisht se sa kohë keni që jeni miq.

4- Virgjëresha

Virgjëresha mendon se është perfekte dhe kjo e bën atë të jetë tepër gjykuese ndaj të tjerëve. Shenjat e tjera mund të ndjehen të kritikuara nga komentet e vazhdueshme dhe ndonjëherë edhe të papërshtatshme të virgjëreshës. Virgjëresha ka më pak gjasa se çdo shenjë tjetër për t’u përballur me dikë kur ndihet e kritikuar dhe e parespektuar. Në vend të kësaj preferon të fshihet ose të largohet dalë ngadalë.

3- Akrepi

Akrepi është shenja më e vështirë për të njohur edhe akoma më të vështirë për  të krijuar një lidhje të ngushtë miqësie. Kjo nuk do të thotë se ata nuk janë emocionalë apo të dashur, përkundrazi janë më tepër seç duhet me personat që duan t’i kenë afër. Nëse mund të arrini të depërtoni pamjen e tyre të ashpër, të sertë e të ngurtë, mund të duhen edhe disa vite që ata të ndihen rehat për t’u hapur me ju dhe për të ndarë vërtetë atë që ndjejnë. Është e rrallë të kesh një mik të ngushtë akrep dhe të duash të largohesh nga ai.

2- Shigjetari

Nëse keni një mik shigjetar, mund të keni vënë re se nuk përputhet aspak me gjërat që bëni. Kjo shenjë aventureske është e zjarrtë dhe e ndryshueshme nga natyra. Ata nuk preferojnë të qëndrojnë në një vend për një kohë të gjatë dhe kërkesat e shumta mund t’i bëjnë pak bezdisës. Edhe në raportet romantike, preferojnë më shumë  të dërgojnë tekste sesa të vijnë dhe të flasin përballë. Kjo pasi janë pothuajse gjithë kohën në lëvizje. Të jesh mik me një shigjetar do të thotë të kuptosh se nuk do kesh gjithë vëmendjen e mundshme edhe pse herë pas here e tregojnë afeksionin që kanë ndaj jush.

1-Binjakët

Të njohur si kameleonët e zodiakut, binjakët janë shenja më e vështirë për ta pasur mik. Megjithatë ata janë shumë të aftë për të biseduar me këdo, në çdo situatë dhe në disa raste përfshihen më shumë sa duhet. Kjo e bën tepër të lehtë për të për të krijuar lidhje me grupe të ndryshme miqsh. Për shkak të kësaj është shumë e vështirë të binjakët të qëndrojnë vetëm me një apo disa persona dhe të përkushtohen në shoqëri. Ata gjithmonë do të njohin një person të ri, do të shfaqin ide të reja dhe një ditë të bukur do të ndërmarrin një kthesë të papritur. Të qenit BFF me një binjak nuk është për njerëz të dobët dhe të urtë, pasi mund të jetë një përvojë kaotike dhe turbulluese.

You don't have permission to register