Shenjat e Horoskopit më të prekurat nga Hëna e plotë e shkurtit

Hëna e plotë e shkurtit 2022, e quajtur edhe Hëna e borës,  kalon në Luanin plot zjarr dhe të sigurt në vetvete , duke i dhënë shenjave të tjera një shtysë për të ndërmarrë rreziqe të guximshme dhe të nevojshme . Nëse jeni të shqetësuar për intensitetin e hënës së plotë që do të bjerë në shenjën tuaj, mos u frikësoni. Luani rrallë e merr jetën shumë seriozisht dhe edhe nëse jeni një nga shenjat e pakta të zodiakut më të prekura nga hëna e plotë e shkurtit 2022, do të gjeni besimin dhe do punoni fort për të fituar sfidat që kërkojnë edhe një guxim të madh.

Demi: Hëna e plotë në Luan po nxjerr në pah nevojën që keni për të reflektuar mbi atë që po ndodh me jetën tuaj. Mund të jetë një kohë emocionale pasi do të ndiheni më sentimentale dhe nostalgjikë, por përpiquni të ruani fokusin dhe planifikoni më shumë kohë me familjen.

Luani: Do të ndiheni më i rëndësishëm së kurrë. Në vend që të vetë-kënaqeni kjo është koha për të reflektuar në heshtje mbi veprimet, analizoni emocionet që ndjeni dhe rishqyrtoni nevojat dhe dëshirat që keni, në mënyrë që të ecni përpara. Luani mund të jetë egoistë dhe nuk kanë qenë në gjendje të fokusojnë energjitë tek vetja. Prandaj kjo është koha më e mirë për të kuptuar se çfarë  duan të bëjnë.

Akrepi: Është një kohë e mirë për të reflektuar nëse puna juaj po i shërben qëllimit që keni apo synimit ku doni të arrini. Merrni kohën që duhet për të adresuar çdo çështje në punuan tuaj. Është koha që akrepi të vendose se çfarë rruge duhet të ndjekë në karriere. Akrepit i jepen dy mundësi profesionale dhe duhet të vendosë se cila përputhet më shumë me ëndrrën që ruan mistershëm.

Ujori: Nuk ndiheni mirë emocionalisht, prandaj ka shumë rëndësi të shkëputeni pak nga rutina dhe lodhja e punës dhe t’i kushtoni më shumë rëndësi një marrëdhënieje të shëndetshme. Merrni kohën që iu duhet për të qartësuar disa gjëra. Duhet të vlerësoni më tepër  marrëdhëniet që keni krijuar, dhe të vendosni se kë dëshironi të mbani dhe kë të largoni. Vendimi që po merrni në aspektin romantik do të çojë në ndarje ose në një lidhje të re.