
Shenjat e horoskopit, nga më rebelët në adoleshencë në të rritur të përgjegjshëm
Adoleshentët janë të ndryshëm, por në tërësi njihen për shpirtin e tyre rebel, fillojnë të mendojnë ndryshe për veten e tyre, dhe janë shpesh herë ‘të acaruar’.
Megjithatë sapo zgjerojnë njohuritë e tyre, nisin karrierën dhe bien në dashuri, shumë nga këndvështrimet e tyre ndryshojnë. Si rezultat, ata nuk janë më aq rebelë. Por astrologët thonë se disa mbeten të njëjtë bazuar në tiparet e personalitetit, por janë disa shenja të horoskopit të cilët nga shumë rebelë në adoleshencë, bëhen shumë më të përgjegjshëm teksa rriten.
1.Demi
Demët janë të parët që njihen për thyerjen e rregullave teksa janë në adoleshencë. Në atë periudhë, nuk janë të interesuar të fitojnë miratimin e të tjerëve për vendimin e tyre. Demi merr një vendim dhe nuk ndalet derisa të arrijë qëlllimin. Shqetësimi i tyre kryesor është nëse duhet të ndjekin zemrën. Dhe nëse kjo do të thotë të bëhen rebelë, ata nuk tërhiqen. Më vonë besojnë se gjetja e qëllimit të tyre është metoda më e mirë për t’u rritur të përgjegjshëm. Ata nisin të zgjerojnë rrethin e miqve, dhe kërkojnë një perspektivë të re për jetën.
2.Dashi
Njihet si shenja më e ‘çuditshme’ e zodiakut. Në adoleshencë janë të njohur për ndjekjen e vazhdueshme të rrugës jokonvencionale. Ata nuk kanë frikë nga asnjë formë autoriteti pasi janë të aftë për të menduar në mënyrë autonome. Është e rëndësishme të dini se ata të shenjës së dashit janë zakonisht shpirtra të lirë. Por kur rriten, ata e dinë se duhet të fillojnë të kuptojnë nëse duan të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në botë dhe ne jetët e njerëzve. Pra, ata dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të mira me anëtarët e familjes së tyre dhe të kalojnë grindjet e tyre fëminore. Dashi do të jetë në gjendje ta shohë jetën ne një aspect tjetër. Ata janë inteligjentë, ndaj e përdorin atë për të transformuar veten në të rritur të përgjegjshëm.
3.Peshorja
Kjo shenjë shpesh vlerësohet për qetësinë e saj. Dhe teksa janë adoleshentë kënaqen duke ndjekur aspiratat e tyre. Ata kanë një ide të qartë për drejtimin që duhet të marrin. Nëse dikush i pengon, ata rebelohen. Gjatë kryerjes së ndonjë detyre, ata nuk kanë frikë nga pasojat, gjë që i detyron të rrezikojnë. Por ndërsa kalon pubertetin, kjo shenjë e ajrit beson se për t’u pjekur për të qenë të rritur të përgjegjshëm, ata duhet të ‘rigjenerojnë’ veten. Pavarësisht se sa mirë po shkojnë gjërat për ta tani, ata e dinë se në mënyrë të pashmangshme do të ketë pengesa dhe vështirësi gjatë rrugës. Peshorja i jep vetes dritën jeshile për të ndaluar të gjitha gjërat që e kanë penguar të ecin përpara në marrëdhënie, punë dhe jetë.
Akrepi
Njerëzit e lindur nën këtë shenjë të pasionuar të zodiakut shpesh veprojnë sipas ndjenjave të tyre, sepse nuk janë shumë të zotët për të bërë plane. Për të huajt duken adoleshentët më rebelë dhe të rrezikshëm. Por akrepët rriten duke mësuar se sa më të pranishëm të jenë me njerëzit e tyre, aq më shumë do të ndihen të vlerësuar. Pra akrepi e bën këtë edhe nëse do duhet të luftojë me padurimin e lindur. Ata priren të nxjerrin në pah pikat e tyre të forta dhe të minimizojnë dobësitë e tyre për të transformuar veten. Ata gjejnë kohë për të qenë të sjellshëm me njerëzit, për t’i parë në sy, për të dëgjuar atë që kanë për të thënë dhe për të qenë më të sinqetë e të hapur me ta.