
Shenja e horoskopit më e vaksinuar kundër Covid-19
Departamenti i Shëndetësisë së Qarkut të Utah Salt Lake thotë se ka një ndryshim të madh në normat e vaksinimit në varësi të shenjës së zodiakut.
Shkencëtarët analizuan të dhëna anonime për 1.2 milionë njerëz, duke bërë një tabelë me shenjat e hosorskopit që ishin vaksinuar më pak dhe më shumë.
Rezultatet treguan se Luanët bazuar në karakteristikat e tyre, ishin më të vaksinuarit, në masën 70%, të ndjekur nga personat me shenjën e Ujorit (67%). Akrepat ishin të fundit, pasi vetëm 46% u vaksinuan.
Kreu i të dhënave në Guardian US, Alvin Chang, e analizon kështu: Për të kuptuar se sa përqind e njerëzve në secilën shenjë janë të vaksinuar, qarku duhej të gjente dy numra: 1) Sa njerëz në secilën shenjë janë vaksinuar, të cilat i gjeti duke përdorur të dhëna shtetërore anonime, të cilat janë mjaft të sakta dhe 2) sa njerëz nga secila shenjë jetojnë në qark në total. Ata e llogaritën këtë duke parë shpërndarjen mbarëkombëtare të shenjave të zodiakut, duke përdorur të dhëna nga Universiteti i Teksasit.
Gjatë studimit u vu re se Akrepat erdhën të fundit në tabelën e Solt Lake për vaksinim, pavarsisht se ata janë shenja më e përfaqësuar në popullatën amerikane. E kundërta ishte për Luanët dhe Ujorin, shenjat më pak të zakonshme në popullatën amerikane, por më të lartat në procesin e vaksinimit.
Ekspertët e shëndetit të Salt Lake City treguan se natyrisht kërkimi nuk është tërësisht shkencor, sepse po flasim për astrologjinë, e cila nuk është një fushë e shkencës.
Ideja për studimin erdhi pasi dikush në departamentin e shkencave kompjuterike bëri shaka për analizimin e shkallës së vaksinimit sipas shenjave të horoskopit treguan ekspertët.