Shembja e urës/ Presidenti Biden do të vizitojë Baltimore të premten

Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Baltimore të premten, dhjetë ditë pas shembjes së urës për shkak të një përplasjeje me anije mallrash, njoftoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Ura Francis Scott Key u shemb në orët e para të së martës, duke vrarë gjashtë punëtorë, kur një anije e madhe kontejnerësh u përplas në një nga këmbët e urës.

Gjatë vizitës së tij në vendin e fatkeqësisë, Presidenti Biden do të zhvillojë bisedime me guvernatorin e Maryland, Ëes Moore dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, tha Karin Jean-Pierre.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë shtoi se administrata Biden po punon me Kongresin për të siguruar që kostoja e rindërtimit të urës do të mbulohet nga fondet federale.