
SHBA vlerëson pozicionin e Shqipërisë në konfliktin Rusi-Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë Shqipërinë për pozicionin që po mban sa i përket çështjes Rusi-Ukrainë. Kjo u shpreh sot përmes një takimi që zhvilloi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një njoftimi për shtyp ambasada tha se gjatë takimit Kim përshëndeti mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si aleate e NATO-s dhe anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Rama dhe Kim biseduan edhe mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.