SHBA thirrje për ndihmë Kinës për frenimin e rebelëve Houthi

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që t’i kërkojë Iranit të ndalojë Houthi-t.

Houthi-t kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke ndërprerë transportin global dhe duke thelluar shqetësimet se pasojat nga lufta Izrael-Hamas mund të përhapen në Lindjen e Mesme.

Sulmet kanë  detyruar vende si SHBA dhe Britania të marrin masa duke iu kundërpërgjigjur.