SHBA thirrje Facebook: Luftoni më tepër propagandën ruse

Ligjvënësit amerikanë i dërguan një letër shefit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg duke shprehur shqetësimin për dezinformon rreth pushtimit rus të Ukrainës në platformën që synon folësit spanjollë.

Në letër shkruhej se dezinformimi është përhapur nga media të mbështetura nga Moska si Russia Today en Espanol.

“Facebook-u ka dështuar vazhdimisht të tregojë se po e trajton denjësisht këtë problem për komunitetet spanjolle dhe suksesi i mediave të sponsorizuara ruse në grumbullimin e ekosistemit të informacionit për folësit spanjollë shërben si provë për këtë fakt”, shkruajnë ligjvënësit.

Facebook, tashmë i quajtur Meta Platforms, tha në një deklaratë se po punonte për të ndaluar dezinformimin në spanjisht.

“Ne po heqim përmbajtjen që lidhet me luftën në Ukrainë që shkel politikat tona dhe po punojmë me kontrollues faktesh të palëve të treta për të mohuar pretendimet e rreme. Kur ata vlerësojnë diçka si të rreme, ne e zhvendosim këtë përmbajtje më poshtë, në mënyrë që më pak njerëz ta shohin atë, ” deklaruan zyrtarë të Facebook.

Letra u nënshkrua nga shtatë senatorë dhe 14 përfaqësues, shumë prej tyre nga shtete si Kalifornia dhe Nju Jorku me popullsi të konsiderueshme spanjisht folëse.