
SHBA të tjera sanksione kundër Rusisë
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën sanksionet që kanë vendosur në shënjestër dy vajzat e mëdha të Presidentit rus Vladimir Putin si dhe njoftuan se po ashpërsojnë masat kundër bankave ruse lidhur me ato që Uashingtoni i cilëson si krime lufte në Ukrainë.
Masat e ndërmarra ndaj Sberbank dhe Alfa Bank, nënkuptojnë një bllokim të parave që kalojnë nëpërmjet sistemit financiar të SHBA-ve dhe ndalojnë amerikanët të bëjnë biznes me këto institucione.
Presidenti Biden tha se Rusia tashmë ka dështuar me luftën e saj duke përmendur tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga kryeqyteti ukrainas Kiev.
Megjithatë Biden paralajmëroi se lufta ende nuk ka përfunduar.
*Tibo News