
SHBA, republikanët emërojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
Ligjvënësit republikanë votuan me 113 vota për dhe 99 vota kundër të mërkurën për të emëruar ligjvënësin Steve Scalise për pozitën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. shumica e ngushtë që republikanët gëzojnë në dhomën e ulët të Kongresit amerikan dhe ndasitë përbrenda partisë së tyre e bëjnë të pasigurt zgjedhjen e zotit Scalise në pozitën e kryetarit. Ligjvënësi republikan nga radhët e konservatorëve Matt Gaetz, që mori nismën për shkarkimin e rrëzimit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy javën e kaluar, e vlerësoi përzgjedhjen e republikanëve për të udhëhequr ligjvënësit në Kongresin amerikan…