
SHBA reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë : Irani do të mbajë përgjegjësi
Shtëpia e Bardhë ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare shqiptare më 15 korrik, qëndron Republika Islamike e Iranit.
Në deklaratë, thuhet se Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik dhe se Irani do të mbajë përgjegjësi për këtë incident të cilin e cilësojnë të paprecedentë.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se SHBA-të do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë, që konsiderohet vend aleat.