SHBA, protesta pë ligjin anti-abort

Mbështetësit e të drejtave të abortit dolën në rrugët anembanë Amerikës për të shprehur zemërimin e tyre mbi një draft opinion të rrjedhur nga Gjykata e Lartë.

Thirrjet “Trupi im, zgjedhja ime” u dëgjuan ndërsa aktivistë u angazhuan për të luftuar për atë që ata e quanin liri riprodhuese.

Në kryeqytetin e vendit, mijëra u mblodhën në Monumentin e Uashingtonit përpara se të marshonin drejt Gjykatës së Lartë, e cila tani ishte e rrethuar nga dy gardhe sigurie.