SHBA, numër i lartë i emigrantëve kinezë gjatë vitit 2023

Ndërsa tensionet gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit ishin të larta gjatë vitit 2023, studentët dhe emigrantët kinezë vazhduan të vijnë në Shtetet e Bashkuara, me shumë prej tyre që kalojnë kufirin amerikan më shumë se kurrë më parë. Por si ishte mjedisi për kinezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2023?Që nga dyqanet e deri tek restorantet kineze, emigrantët nga Kina mund të ndjehen më mirë në Shtetet e bashkuara se kurrë më parë.

Viti 2023 shënoi 80 vjetorin e shfuqizimit të ligjit që i ndalonte punonjësit kinezë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara. Tashmë, universitetet amerikane janë destinacionet kryesore për studentët kinezë ndërsa një valë e re migrimi vazhdon në kufirin jugor amerikan.

Emigrantët udhëtojnë me avion drejt Ekuadorit dhe nga aty shfrytëzojnë autobusët, anijet dhe mjete të tjera për të arritur në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.Gjatë vitit 2023 është rritur ndjeshëm numri i prurjeve me më shumë se 24,000 kinezë, krahasuar me vetëm 2000 në vitin 2022.