SHBA, mungesa e madhe e Lojrave Olimpike Dimërore

Lojrat Olimpike Dimërore hapën siparin këtë të premte në Pekin. Këto Lojra Dimërore do të mbahen mend edhe për mungesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arsye diplomatike.

Ceremonia e çeljes u mbajt në stadiumin e Pekinit, që njihet ndryshe edhe si ‘Foleja e Zogjve’.

Mes shteteve pjesëmarrëse në Pekin është edhe Shqipëria.

I vetmi sportist që do përfaqësojë flamurin shqiptar është skiatori Deni Xhepa. Ai garon në datat 13 dhe 16 shkurt në dy disiplina të ndryshme.

Në ceremoninë e hapjes kishte rreth 60 mijë të pranishëm, ndërsa aplikohen rregulla strikte ndaj koronavirusit.

Lojrat Olimpike të Dimrit nisin më 4 shkurt dhe përfundojnë me 20 shkurt.