SHBA miraton shitjen e mishit që krijohet në laborator

Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka miratuar shitjen e mishit të krijuar në laborator. Kompanitë Upside Foods dhe Good Meat janë dy nga kompanitë e para që kanë fituar miratimin e nevojshëm.

Nëntorin e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e ka vlerësuar mishin e prodhuar në laborator si të sigurt për konsum. Krahasuar me mishin tradicional me bazë bimore, mishi i prodhuar në laborator është krijim i proteinave shtazore. Ky lloj mishi ndryshon nga ai tradicionali pasi për të prodhuar këtë të fundit nuk ka nevojë për të therur kafshë, dhe prodhuesit e mishit laboratorik krenohen për këtë, pasi e reklamojnë atë si një alternativë “etike”.

Procesi i prodhimit të mishit laboratorik fillon me mbledhjen e qelizave nga një kafshë e gjallë ose një embrion i fekonduar. Më pas, qelizat kultivohen në rezervuare të ndërtuara prej çeliku dhe ushqehen me lëndë ushqyese të ngjashme me atë që kafshët tradicionale përdorin. Pas kultivimit, mishi formohet në copa tradicionale, si p.sh. fileto, dhe për të prodhuar mishin artificial, në vitin 2020, Singapori i dha autorizimin kompanisë Just Eat.

Megjithatë, edhe pse SHBA ka dhënë autorizimin, pritet që disponueshmëria e mishit të prodhuar në laborator për tregun e konsumit të gjerë në SHBA të jetë një proces që zgjat në kohë.