SHBA: Irani i përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë

Irani ka thelluar ndjeshëm përfshirjen e tij në pushtimin rus të Ukrainës duke ofruar mbështetje teknike për pilotët rusë që fluturojnë me drone të prodhuar nga Irani për të bombarduar objektivat civile, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi kryesor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se ishte mirëkuptimi i SHBA-së që këshilltarët iranianë ishin në Krime për të ofruar trajnime dhe mirëmbajtje, por jo për të pilotuar dronët.