SHBA i dhuron shtatë dronë policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan policisë së Kosovës të mërkurën shtatë dronë, përdorimi i të cilëve synon rritjen e shkallës së sigurisë publike në vend.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha gjatë një ceremonie se shpejtësia me të cilën mund të dërgohen dronët kudo që është e nevojshme, i bënë ato pajisje të dobishme për të shpëtuar jetë.