SHBA i bashkohet 55 vendeve për rregulla të reja ndaj internetit

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar 55 vendeve të tjera duke nënshkruar rregulla për të nxitur  internetin që të mbështetet në vlera demokratike.

Nënshkrimi vjen në një kohë kur SHBA-ja ka akuzuar Rusinë për shfrytëzimin e ndërprerjeve të internetit si pjesë e sulmeve të saj të përshkallëzuara ndaj Ukrainës.

Angazhimi, i quajtur “Deklarata për të Ardhmen e Internetit” mbron të drejtat e njeriut, promovon rrjedhën e lirë të informacionit, mbron privatësinë e përdoruesve dhe vendos rregulla për një ekonomi dixhitale globale në rritje.

Shtetet e Bashkuara po dëshmojnë një prirje globale të rritjes së autoritarizmit digjital, me vende të tilla si Rusia që kanë vepruar për të shtypur lirinë e shprehjes.

“Shikoni se çfarë po bën Rusia, disa nga hapat që po ndërmerr Kina, dhe unë mendoj se ne e shohim këtë si një përgjigje ndaj këtyre lloj tendencave të ‘pjesës së internetit’ nga një numër vendesh autoritare në mbarë botën,” tha një nga zyrtarët e SHBA-së.

Që nga pushtimi i saj në Ukrainë, Rusia ka nisur sulme kibernetike, duke përfshirë sulmin në rrjetin e një ofruesi të internetit satelitorë.

Zyrtarët e administratës thanë se përpjekja e re nuk është një përpjekje për të trajtuar luftën kibernetike.

Deklarata është një version i modifikuar i përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë nga viti i kaluar për të mbledhur një koalicion të demokracive rreth një vizioni për një rrjet të hapur dhe të lirë.

Vendet që i bashkohen SHBA-së përfshijnë Australinë, Argjentinën, Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Greqinë, Izraelin, Italinë, Japoninë, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën.